Ministri i Arsimit: Orët e humbura do të zëvendësohen, falënderoj mësimdhënësit që nuk ju bashkëngjitën grevës!

Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri deklaroi se një pjesë e mësimdhënësve në ditën e sotme po mbajnë mësim dhe një pjesë tjetër jo, ai tha se iu është falënderues të gjithë atyre që kanë vendosur të vazhdojnë me mësim pasi në rend të parë janë fëmijët.

Shaqiri tha se jemi të hapur për negocim për zgjidhjen për situatën aktuale.

“Nuk e kemi informacionin se si po zhvillohet greva sepse mësimi bëhet në dy ndërrime mbas orës dy do të kemi të dhëna më të detajuara. Mësimi i humbur do të zëvendësoj vetëm se duhet gjetur mënyra se si. Patjetër se orët e humbura do të zëvendësohen dhe do të shihet mënyra se si do të jemi në komunikim me të gjithë dhe drejtoret ato dijnë se në cilën lëndë nxënësit kanë humbur dhe ti zëvendësojnë mësimin”, ka deklaruar ministri Shaqari.