Vendimi për zvogëlimin e orëve të gjuhës maqedonase në klasat e dyta dhe të treta nga gjashtë në pesë në javë nuk duhet të lidhet me tema të rëndësishme për shoqërinë, tha sot në Kuvend ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetëve nëse një i vendim i tillë duhej të nënshkruhet më 12 korrik, gjatë protestave kundër propozimit francez.
Sipas Shaqirit, një ndryshim i tillë në planprogram parashikon zvogëlim të numrit të mësimeve si për gjuhën shqipe ashtu edhe për gjuhët e tjera, por do të kompensohet me lexim dhe aktivitete të tjera shtesë.
“Kjo nuk duhet të jetë temë diskutimi dhe nuk do të doja të lidhet me tema të rëndësishme për shoqërinë tonë, sepse kur merren vendimet për miratimin e një programi studimor për vitin e ri shkollor, nuk ka rëndësi se kur bëhet – në cilën datë ose cilin muaj. Programet i kryen Byroja për Zhvillimin e Arsimit dhe nënshkrimi i tyre është procedurë e rregullt në Ministrinë e Arsimit”, theksoi Shaqiri.