Portali Maktel ka sjellë për lexuesit e vet një video, të siguruar nga VMRO-BNDe Bullgarisë, supozohet të jetë e vitit 2004, para se VMRO-DPMNE të kthehej në pushtet(2006), në të cilën ai flet me pietet për Todor Aleksandrovin, figurën kontraverse të historisë maqedonase, ndërkohë krejtësisht i rehabilituar ndonëse i trajtuar si probullgar.
Ai në këtë video përshëndet nderimin e përbashkët me bullgarët te varri i Aleksandrovit në Bullgari dhe shprehet se ëndërron ditën kur kjo gjë do të bëhet bashkërisht si nderim zyrtar midis Bullgarisë dhe Maqedonisë. Maqedonia për të cilën ka luftuar Aleksandrovi, midis tjerash, sipas tij, ndoshta do të kishte qenë edhe pjesë e Bullgarisë!
Është interesant se kjo ideja për “nderime të përbashkëta”të figurave historike, nuk u realizua gjersa ishte në pushtet VMRO-ja, kurse Milloshovski ishte edhe ministër i punëve të jashtme atëherë, por me ardhjen në pushtet të LSDM-së(i bie që LSDM-ja ua ka vjedhë idenë!) në varrin e Goce Dellçevit në Shkup, ose të vëllezërve Kirili e Metodi në Vatikan.
Pse ngul aq shumë këmbë për të kundërshtuar idetë që vetë Milloshovski i ka promovuar, vetëm ai e di. Ose më saktë, nuk është zor për ta kuptuar!
Videon dhe tekstin e portalit maktel.mk e japim në linkun në vazhdim.
https://maktel.mk/makedonija/video-eve-shto-veli-boreczot-protiv-bugarizaczijata-na-makedonija-antonijo-miloshoski-na-grobot-na-todor-aleksandrov/