Milevski: Përmes kanalizimit atmosferik dhe rrugëve të reja, po rrisim konkurrencën rajonale në Makedonski Brod

Kanali i Pesjakut për ujërat e zeza atmosferike dhe fekale dhe kanali i Loshticës për ujërat e zeza atmosferike kanë zgjidhur problemet dhjetëvjeçare me të cilat ballafaqohen banorët, është kompletuar sistemi kolektor, është mbrojtur toka bujqësore dhe mjedisi, si dhe pronat e qytetarëve nga vërshimet, tha ministri i Vetëqeverisjes Lokale Goran Milevski gjatë vizitës në komunën e Makedonski Brodit.

“E kemi vizituar edhe fshatin Suvodol, i cili është një nga katër fshatrat ku po modernizojmë tërësisht rrugët lineare, të cilat në vend të dheut do të shtrohen me elemente asfalti, shtoi ai pas takimit me kryetarin Zharko Ristevski.

Projekti “Ndërtimi i plotë i kanalit të Loshticës për pranimin dhe largimin e ujërave të rrëmbyeshëm” në Makedonski Brod përfshinë përfundimin e 300 metrave të këtij kanali atmosferik në Makedonski Brod.

   

Projekti është në vlerë prej 5.800.000 denarë, i financuar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale përmes Programit për zvogëlimin e pabarazive ndërmjet dhe brenda rajoneve planifikuese dhe rritjen e konkurrencës rajonale për vitin 2022.

Krahas këtij projekti është realizuar edhe ndërtimi i rrugëve me gjatësi totale prej 1481 metra në Suvodol dhe në fshatin Greshnicë me gjatësi totale prej 407.5 metra, projekt ky që financohet 50 për qind përmes Programit për Zhvillim Uniform Rajonal për vitin 2021, ndërsa 50 për qind tjera janë mjete të siguruara nga buxheti i komunës së Makedonski Brodit. Vlera e përgjithshme e projektit është 13.332.000 denarë.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet