Mijëra të rinj e të reja iu përgjigjën pozitivisht “Peace Festival” dhe mbushën mbrëmë sheshin Skënderbeu

Mijëra të rinjë e të reja i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi që mban edhe pozitën e Ministrit në dikasterin e Sistemit Politik për të festuar 21 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes paqësore të Ohrit në sheshin Skënderbeu.

Ajo që kemi arritur të vërejmë se mbrëmë në “Peace Festival” nuk ishin vetëm të rinjtë ata që kishin dalë për të festuar e dëgjuar yjet e muzikës, por shumica prej tyre ishin edhe familjarë të cilët në shesh kishin ardhur me fëmijët dhe bashkëshortet e tyre për të festuar.

Pas performacës së shkëlqyer ka reaguar edhe vet zëvednëskryeministri i parë, Grubi, duke shpërndarë fotografi me mbishkrime të ndryshme të cilat edhe vërtetojnë se pavarësisht kohës me shi, “Peace Festival” ishte mjaftë i suksesshëm.

Reagimi i zëvendëskryeministrit Grubi:

Mirëmëngjes për të gjithë juve më të mirët në botë.
Ta nisim ditën mbarë me këtë video të bukur të një mbrëmje të jashtëzakontë!
Ju shumë!

Sureale!!!
O Zot, sa të mirë jeni, ju përkulëm me nderime, nuk ju ndali e as nuk ju largoi shiu i madh.
Natë e paharuar sonte në Shkup, ju shumë, ju faleminderoj shumë, jeni më të mirët

https://www.facebook.com/100044385821029/posts/pfbid02vaTgvUNFV6abghve2sYE7RbRycn4Ggx2cgZKFiereEoJKsjeL7kiuU4V5Fe8zEvil/?d=n

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet