Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski pas protestës së djeshme para Qeverisë, mëngjesin e sotëm ka publikuar fotografi nga “hiking”, gjegjësisht ngjitja në male. Mickoski shkruan se është ngjitur në Magaro, majën e Galiçicës.
“Pas tubimit historik ku ndodhi populli, mëngjesin e sotëm në majën e Galiçicës – Magaro 2255 m. nga ku shihet më bukur dhe më gjerësisht atdheu. Maqedonia jonë që kërkon ndryshime, njerëzit që delegjitimuan Qeverinë dhe Maqedonia që është në këmbë! Shkojmë deri në fund se është shumë! Ndrysho!”, ka shkruar Mickoski.