Mickovski edhe ofron ide, edhe ikë prej debateve!

Kryetarin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, publiku e ka vështirë ta kuptojë, sepse shpesh bie në kontradiktë me vetveten. Ai ka refuzuar të marrë pjesë në Këshillin Ekonomik në Qeveri sepse, sipas tij ai këshill përbëhet nga të njëjtët njerëz që i zgjidhën problemet me Covid-19 dhe nuk zgjidhi asgjë.

Mirëpo, Mickoski në “Studio 10” në TV 24 theksoi se është i gatshëm të ndihmojë qytetarët dhe shtetin në përballjen me krizën energjetike, dhe është për t’u habitur përse nuk merr pjesë në një forum ku mund t’i prezantojë idetë e tij pikërisht për këtë qëllim!
– Nuk shoh arsye pse do të hyja në këtë skenar të shndërrimit të gjithë kësaj në treg, që është shumë serioz, sepse bëhet fjalë për të ardhmen e shtetit dhe të qytetarëve. Atëherë do të ishte më mirë të dilnim në një debat televiziv, pse të ulemi atje me pesëdhjetë apo tridhjetë veta, të cilët asgjë nuk kanë zgjidhur deri tani.

Ditë më parë, nga qeveria ishin shprehur të gatshëm t’i dëgjojnë idetë e Mickoskit dhe partisë së tij lidhur me menaxhimin e krizës energjetike, por kur e thërrasin diku, ai mendon se kjo shndërrohet në ”politikë dhe treg”.

Atij i është fiksuar një ide që po e propagon shpesh në media, një duel televiziv me kryeministrin Kovaçevski, dhe nuk dëshiron të komunikojë në nivele më të ulëta.
-Më 29 shtator kam kërkuar takim me kryeministrin Dimitar Kovacevski, sot është 3 tetor, 5 ditë më vonë, ende nuk kam marrë përgjigje nga Dimitar Kovacevski, ai më fton në një organ që deri më tani nuk ka zgjidhur asgjë me sukses. Pse kjo do ta zgjidhte me sukses?, tha Mickoski.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së tregoi se është i gatshëm të prezantojë konceptin i cili, siç tha, ofron ndihmë për të dalë nga kjo situatë krize me të cilën po përballet vendi.

– Jam gati t’u prezantoj konceptin që do të thotë gjithçka që kam thënë për periudhën e kaluar. Nëse e krahasoni me çmimet në bursë, ajo që unë ofroj është nën 200 euro për megavat orë, koncepti për kompanitë është që të mos ketë rritje të çmimit për ngrohjen e qytetarëve që përdorin ngrohjen qendrore dhe të institucioneve. Në të njëjtën kohë duhet të ketë 100 milionë mbrojtje në krahasim me atë që janë të gatshëm t’i shpenzojnë për të siguruar rrymë dhe ngrohje, ofroj edhe ndryshime në Ligjin për energjetikë, shtoi Mickoski.
Krejt është në rregull me idetë, por nëse ato vetëm jepen para publikut dhe nuk i prezanton atje ku debatohen, nëpër forume, është humbje kohe.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet