Mickoski në konsultime me Nikolla Gruevskin në Budapest?!

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, së bashku me nënkryetarin Aleksandar Nikoloski, sot kanë vizituar Budapestin dhe janë takuar me kryeministrin e Hungarisë dhe kryetarin e partisë simotër FIDES, Viktor Orban.

Në takim u bisedua për integrimin e Maqedonisë në BE. Mickoski theksoi qëndrimin e VMRO-DPMNE-së dhe popullit maqedonas se integrimi është i domosdoshëm, por ai duhet të jetë dinjitoz dhe me ruajtjen e shenjave identitare të popullit. Është theksuar se Maqedonia dhe BE-ja po përballen me dimrin më të vështirë në histori, me vështirësi të mëdha në furnizimin me energji.

Presidenti Mickoski vuri në dukje se qeveria në Maqedoni nuk po ndërmerr hapat e nevojshëm për t’u përballur me krizën energjetike, qymyri, nafta, gazi dhe derivatet e naftës nuk sigurohen në kohën e duhur, por kur vjen kulmi i krizës, shuma të mëdha parashë jepen disa herë mbi atë që mund të ishte shpenzuar nëse të njëjtat burime do të siguroheshin me kohë. Gjithashtu në këtë takim u vunë në dukje sfidat e krizës së migrantëve, e cila është problem si për Maqedoninë ashtu edhe për BE-në.

Si duket pas takimit me Orban që njihet si mik i afërt me Gruevskin, Mickoski dhe Nikolovski kanë pasur takim edhe me Gruevskin si ish lider dhe shef i tyre për konsulta të mëtutjeshme edhe pse tashmë Gruevski ka statusin e azilantit politik që e fitoi nga Orban si mik i afërt derisa një pjesë e madhe flisnin se Gruevski e ka paguar shtrejtë statusin e azilantit.

Duket që Mickoski i ka shpeshtuar vizitat në Budapest dhe takimet me Gruevskin me qëllim konsutimin dhe koordinimin me të për hapa të mëtutjeshëm dhe lëvizjet që do bëjnë si parti në vend.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet