Mickoski kapituloi, u konfirmua shumica e zgjeruar me 65 deputetë

VMRO-DPMNE mund të shpallë kapitulimin e Hristijan Mickoskit në temën – zgjedhje të parakohshme.

Kështu e nisë komunikatën për media sot partia maqedonase në pushtet, LSDM. Sipas asaj që thuhet në kumtesë, me votimin prej 65 deputetëve në Kuvend, u konfirmua shumica e përforcuar parlamentare e LSDM-së dhe koalicionit, informon Zhurnal.

“Dështuan të gjitha deklaratat e rejshme të Hristijan Mickoskit se do të ketë shumicë të re, se Kuvendi do të shpërbëhet, se qeveria është në prag të shpërbërjes.

U dëshmua se tema e vetme për zgjedhje të parakohshme është rritja e shumicës parlamentare së VMRO-DPMNE-së, ku Mickoski e bazonte politikën e tij në 2,5 vitet e kaluara, është thjeshtë luftë për kolltuk dhe asgjë tjetër.

Të gjitha bllokadat që i bënte VMRO-DPMNE në Kuvend në kohë të krizës ekonomike dhe energjetike, në kohë të pandemisë, histeria për asimilim apo bullgarizim, kishte për qëllim krijimin e tensioneve, destabilizim dhe dëshirë për pushtet, para e tenderë”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Sipas LSDM-së, VMRO-DPMNE është në robëri të së Majtës, prandaj ka bërë gjithë këto bllokada dhe zvarritje.

“Me çdo zvarritje të seancave në Kuvend nga ana e VMRO-DPMNE-së, çdo ditë në kohë krize, u harxhuan nga 55 mijë euro, para të qytetarëve.

Shumica e rritur siguron stabilitet politik, efikasitet të rritur të Kuvendit dhe sjelljen më të shpejtë të ligjeve. Do të kontribojë për realizim të përshpejtuar të reformave në ekonomi, në gjyqësi dhe në rrugën e integrimit evropian të shtetit në BE”, thuhet në komunikatën e LSDM-së./Zhurnal.mk

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet