Mes ngjarjes tronditëse në “Oscars 2022” – shtrenjtohen çmimet e biletave për të parë shfaqjet e Chris Rock

Biletat për të parë një shfaqje të ikonës së komedisë, Chris Rock, kanë ‘shpërthyer’ pas skandalit në “Oscars 2022”, në të cilën u godit nga ylli i listës A, Will Smith.

Duke folur me një bashkëpunëtor pas shfaqjes së tij të dytë në Boston, Rock tha se gjithçka për 60 ditë është shitur.

“Është pak e bezdisshme”, shtoi ai.

Chris Rock (Foto: Fox News)

Ai përmendi gjithashtu dëshirën për të zgjatur rutinën e tij përafërsisht një orëshe me 30 minuta të tjerë dhe tha se kishte shkruar materiale të reja shtesë.

Shfaqjet e Rockut në “The Wilbur” në Boston shënuan të parën e tij që kur ndodhi ngjarja tronditëse në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, të dielën teksa bëri shaka me gruan e Will, Jada Pinkett, për të cilën nuk e dinte se vuante nga alopecia.

Pas kësaj, që u bë virale menjëherë, çmimet e biletave për shfaqjet e ardhshme të Rock në Boston filluan të rriten.

Chris Rock (Foto: Fox News)

Disa fansa, të cilët blenë biletat e tyre para “Oscars”, thanë se paguanin vetëm 50 dollarë për vend.

Deri të mërkurën, biletat e rishitjes ishin deri në 1000 dollarë.

Biletat e nivelit të lartë për shfaqjen e tij të 1 prillit vazhdonin të shkonin për rreth 700 dollarë.Për ndalesën e radhës në Atlantic City, Neë Jersey, biletat e disponueshme u renditën për vetëm 1700 dollarë.

Chris Rock (Foto: Fox News)

Rock ndërkaq ka bërë një reagim për skandalin duke thënë se ‘është duke e përpunuar akoma këtë gjë”. /Telegrafi/