Mehazi: Çeliku mund të ketë marrëveshje të fshehtë me politikanen serbe, Rada Trajkoviç!

Analisti dhe njohësi i rrethanave politike, Sulejman Mehazi nëpërmes një statusi në rrjetet sociale ka bërë një krahasim interesant. Duke shpërndarë fotografinë e Rada Trajkoviç dhe Gjyla Çelikut, Mehazi ka konkluduar se Çeliku është Rada Trajkoviçi i RMV-së.

Ai ka ngritur dyshimet për ndonjë marrëveshje eventuale të fshehtë mes dyshes, Trajkoviç-Çeliku.

Në fund ka ngritur dyshimet nëse dyshja, Çeliku-Trajkoviç janë edhe motra, sepse siç thotë Mehazi, ngjajnë shumë me njëra tjetrën.

Statusi i plotë i Sulejman Mehazit:
Gjyla Çeliku është Rada Trajkoviqi e RMV-së. Rada Trajkoviqi është Kryetarja e Lëvizjes Evropiane në Kosovë, njësoj sikurse, Gjyla Çeliku, që është kryetarja e Levizjes Evropiane në RMV, kjo i vjen se Gjyla Çeliku është Rada Trajkoviqi e RMV-së. Mos ndoshta, Gjyla Çeliku, ka bërë ndonjë marrëveshje të fshehtë për të hapur të njëjtën parti të Radës, Lëvizja Evropiane, dhe në RMV? Si besohet Gjyles, fort duket si mangupe njësoj si Rada e Kosovës. Edhe nga fytyra Gjylja i ngjanë Radës, vetëm se Gjylja është e re e flokë zezë, ndërsa Rada është e moshuar e leshë verdhë, interesant, aq janë të ngjashme sikur me qenë motra.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet