Edhe përkundër faktit se organizuan transport falas nga të gjitha qytetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, opozita e ndihmuar nga forcat pro-ruse dhe satelitët e tyre shqiptarë në RMV, dështuan në protestën e tyre të paralajmëruar një muaj më parë.
Në këtë protestë në të cilën u panë flamuj e elemente ruse, serbe e të tjera që nuk kanë të bëjnë me unitetin e shtetit.
Në protestën e përbashkët siç e cekëm më lartë, edhe përkundër faktit se ishte transport falas nga gjithandej morën pjesë më pak se 10 mijë qytetarë.
Kjo protestë e ftuar nga opozita e bashkuar kishte për qëllim destabilizimin dhe prishjen e marrëdhënieve të mira të krijuara vitet e fundit.