Pop Diva Adelina Ismaili ka uruar një vit të ri të mbarë për të gjithë shqiptarët përmes një fotografie familjare.
Adelina ka pozuar pëkrah bashkëshortit të saj Valit si dhe djalit Uliksit, teksa shkruan “Gëzuar Vitin e Ri nga ne, familja Krasniqi”.
Ndryshe, kujtojmë se artistja tash e një kohë është distancuar nga muzika duke mos sjellë ndonjë projekt të ri muzikor, mirëpo është aktive çdo javë ne ekranet televizive me emisonin e saj “8a8 me Adelinën” ku interviston personalitete të ndryshme shqiptare.



