Mbledhje të katër komisioneve kuvendore

Shkup, 18 prill – Në Kuvendin republikan për sot janë caktuar mbledhje të komisioneve për politikë të jashtme, për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave, dhe për transport, lidhje dhe ekologji.

 

Në rend dite të Komisionit për Politikë të Jashtme janë propozim ligjet për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohje reciproke të lejeve për operator të autorizuar ekonomik – mbrojtje dhe siguri dhe të Marrëveshjes për bashkëpunim në sferën e veterinarisë, sigurisë së ushqimit dhe të ushqimit për kafshët dhe sferës fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.

Anëtarët e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, do të debatojnë për Propozimin e vendimit për dhënien e lejes të aktit të përgjithshëm të Avokatit të Popullit, Raportin vjetor të Avokatit të Popullit për shkallën e sigurimit të respektimit, avancim dhe mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut në vitin 2021, si dhe Raportin vjetor për punën e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet