Në Kuvend për sot janë caktuar mbledhje të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe të Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive.
Në rend dite të Komisionit për Politikë të Jashtme janë Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes me SHBA-në për masat e sigurisë për mbrojtje të informacioneve të klasifikuara, Propozim ligji për ratifikimin e ndryshimeve të Marrëveshjes me Agjencinë për Zhvillim Ndërkombëtar të SHBA-së për garanci bankare për bujqësi dhe zhvillim rural dhe propozim ligji për ratifikimin e marrëveshjes teknike ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komandës Supreme të forcave federale për Evropë për patrullim ajror mbi territorin e shtetit.
Komisioni për Sistem Politik dhe mMrrëdhënie Ndërmjet Bashkësive duhet të debatojë për Propozim-vendimin për dhënien e lejes për aktin e përgjithshëm të Avokatit të Popullit dhe për Propozim deklaratën për luftë kundër korrupsionit