Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane dhe kryenegociator me BE-në, Bojan Mariçiq, në kuadër të vizitës në “Kolegjin e Evropës”, në Bryzh kishte takim me ish përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe të sigurisë, ndërsa tani rektore në “Kolegjin e Evropës”, Federika Mogerini.

Në takimin, e inicuar nga zëvendëskryeministri Mariçiq, ishte biseduar për mundësitë për avancimin e bashkëpunimit në kuadër të Memorandumit tashmë të nënshkruar për mirëkuptim, përmes kurseve të ndryshme, trajnimeve dhe projekteve të cilat do ta afrojnë procesin dhe lehtësojnë negociatat me BE-në.

“Mbështetja nga ‘Kolegji i Evropës’ në përforcimin e njohurive të administratës sonë do të jetë me rëndësi të madhe për procesin e integrimeve evropiane. Aktivizimi i Memorandumit të mirëkuptimit me ‘Kolegjin e Evropës’ është një shenjë e mirë e përkushtimit dhe dëshirës sonë për të përfunduar me sukses procesin e negociatave”, tha Mariçiqi në takim, duke shprehur besimin se bashkëpunimi do të zhvillohet në mënyrë dinamike në drejtim pozitiv dhe se rezultatet do të jenë të dukshme gjatë negociatave me BE-në.

“Është nder dhe kënaqësi që kemi mundësinë të bashkëpunojmë sërish, këtë herë në rolin tuaj si rektore e kolegjit. Bashkëpunimi me ju në vitet e kaluara nga pozicioni i përfaqësueses së lartë të BE-së për politikën e jashtme dhe të sigurisë ka lënë vulë të qëndrueshme në zhvillimin dhe ecurinë e procesit të integrimit evropian, përmes angazhimeve dhe kontributit tuaj personal në rrugën tonë drejt negociatave”, theksoi Mariçiqi në fillim të takimit.

Mogerini gjithashtu shprehu kënaqësi për iniciativën për aktivizimin e aktiviteteve të parapara me Memorandumin për mirëkuptim dhe nga mundësia e bashkëpunimit pikërisht në procesin e bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me Unionin.

“Krahas kësaj, u shqyrtuan edhe mundësitë për pjesëmarrje të administratës sonë në seminaret verore të kolegjit, si dhe për mundësinë e bashkëpunimit të përbashkët projektues. Të dy shprehën pritshmëri se në këtë mënyrë do të kontribuohet në përmirësimin profesional të të gjithëve që janë të përfshirë në procesin e bisedimeve, si dhe se përforcimi i kapaciteteve është hap drejtë arritjes së qëllimit anëtarësimit deri në vitin 2030”, informojnë nga kabineti i zëvendëskryeministrit Mariçiq.