Imami i xhamisë “Gam-Gam” nga Tetova Nuhiu Gania ka lënë në arkën e bamirësisë të gjithë rrogën e tij me qëllim të ndihmojë familjet e prekura nga tërmeti në Turqi dhe në Siri, shkruan indeks.mk
Këtë lajm e ka bërë publik gazetari nga Tetova, Nevrij Ademi i cili gjithashtu ka njoftuar se në aksionin e organizuar nga Bashkësia Fetare Islame në këtë xhami janë mbledhur 14.350 euro.
Statusi i plotë i gazetarit Ademi:
“Xhamia Gam-Gam në Tetovë 14.350 € për dhe Nuhi Ganija i pari gjuajti në arkën e bamirësisë pagën e tij dhe Allahu i plotfuqishëm për vetëm disa orë e shpërbleu qëllimin e tij fisnik duke bërë Xhaminë Gam-Gam vatër të humanitetit për vetëm disa orë”, ka shkruar Ademi.


