LSDM: Ne rrisim pagat, VMRO bllokon gjithçka

Derisa LSDM rrit pagat dhe pensionet, zbaton masa që sjellin standard më të lartë jetësor për qytetarët, VMRO-DPMNE në mungesë të konstruktivitetit dhe ideve bllokon gjithçka që është në interes të qytetarëve, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

“Bllokada të reja mbrëmë ka paralajmëruar Hristijan Mickoski. A do të thotë kjo se VMRO-DPMNE dhe deputetët e saj tani do të bllokojnë rritjen e pensioneve dhe metodologjinë e re? Mickoski vetëm konfirmon se për të nuk janë të rëndësishëm as mësimdhënësit, as pensionistët, as qytetarët, por paaftësinë e kryetarëve të tij dëshiron ta maskojë me bllokada”, thuhet mes të tjerash.

Nga LSDM shtojnë se bllokadat e VMRO-DPMN-së do të jenë të kosa pasi ligjet në interes të qytetarëve do të miratohen pa to.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet