Partia në pushtet LSDM thekson se kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski heshtë për faktin se SHBA-ja e ka futur në listën e zezë shefin e saj dhe kriminelin e arratisur Nikolla Gruevski.
“Të gjithë e dimë arsyen e kësaj lëvizjeje dhe kemi dëgjuar në bomba, e ajo është përfshirja e Gruevskit në raste të shumta të korrupsionit dhe krimit. Kushëriri i Gruevskit, Sasho Mijalkov, është në listën e zezë të SHBA-së. A do të thotë heshtja, heshtja e Mickoskit se ai ka frikë se pas Gruevskit ai është i radhës në listën e zezë të SHBA-së, si një nga bashkëpunëtorët e Nikolla Gruevskit, krahu i tij i djathtë, këshilltari i tij, sekretari i përgjithshëm i VMRO-së-DPMNE”, thuhet në njoftimin e sotëm të LSDM-së.
Kjo parti nënvizon më tej se “këto dyshime më tej mbështeten nga fakti se shumë nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Gruevskit në regjimin 11-vjeçar tani janë bashkëpunëtorë të ngushtë të Mickoskit.”
“Mickoski deri më sot nuk është distancuar nga i gjithë krimi i VMRO-DPMNE-së. Nuk kemi dëgjuar as dënim për aktet e kryera, as neveri, as ndjesë ndaj qytetarëve. Hristijan Mickoski në vend që të thërrasë për përgjegjësi, mbetet në mbrojtje të krimit. Në VMRO-DPMNE nuk ka ndryshim, është i njëjti regjim dhe parti kriminale”, thonë nga LSDM.(INA)