Llalla: Shqiptarët të kenë kujdes nga Besa dhe Alternativa, ata janë vazal të VMRO-së dhe Levicës

Duke komentuar faktin se Lëvizja Besa dhe Alternativa nuk janë përfshirë në debatin për ndryshimet kushtetuese dhe nuk kanë dorëzuar përfaqësuesin e tyre në Ministri të Drejtësisë, analisti politik Arben Llalla në një prononcim për indeks.mk ka vlerëusar se me këtë veprim këto dy parti dëshmojnë se janë dy mini grupacione që i qëndrojnë vazal VMRO-DPMNE-së.

“Lëvizja BESA dhe Alternativa janë një parti. Duket qartë se ndarjen dikur e kanë patur strategji, por që dështojë për qëllimet e tyre. Këto dy mini grupacione janë vasal të VMRO që në themelimin e tyre, që në vitet 2014-2016”, tha fillimisht Llalla.

Ai deklaron se votuesit shqiptar duhet të kenë kujdes nga këto dy mini grupacione të cilët sipas tij, kohë pas kohe ndryshojnë strategji.

“Votuesi shqiptar duhet të bëj kujdes nga këto dy mini-grupacione që ndryshojnë strategji, herë na dalin si fetarë e herë si patriotë kombëtar shqiptar. Fjalën e kam për drejtuesit e Besës dhe Alternativës”, ka thënë Llalla për indeks.mk.

Ndryshe, reagimet kundër veprimit të fundit të Besës dhe Alternativës janë të shumta nga njohësit e rrethanave politike meqenëse këto dy parti nuk kanë dorëzuar përfaqësuesin e tyre në afatin e caktuar nga Ministria e Drejtësisë për të diskutuar lidhur me ndryshimet kushtetuese duke u kthyer kështu në mashë të VMRO-DPMNE-së dhe Levicës të cilët gjithashtu kategorikisht janë kundër ndryshimeve Kushtetuese të cilët vlenë të theksohet se kanë mbështetjen e parezervë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.