Duke komentuar kushtëzimin e ndryshimeve kushtetuese me zgjedhje të parakohshme të Lëvzijes Besa dhe Bilall Kasamit, analisti politik, Arben Llalla ka thënë për indeks.mk se Kasami është vetëm një vegël e VMRO-së dhe Levicës në kampin politik shqiptar.
“Bilall Kasami është vegël e çdo lëvizje për të ardhur në pushtet. Pasi LSDM i dha katër deputet në tavolin Bilallit ky e preu në besë duke u vënë në shërbim për VMRO dhe Levincës. Kjo gjë do i kushtojë shtrenjtë sepse votuesi shqiptarë do e dënojë rëndë Lëvizjen Besa për afërsinë me VMRO dhe Levincës. Besoj në momente të caktuara partitë shqiptare dhe votuesi i tyre janë unifikuar. Koha ka treguar se çdo lëvizje apo kualicion anti NATO dhe BE kanë dështuar, prandaj besoj se dhe lëvizjet e BESËS me VMRO e Lëvincën do dështojnë”, deklaroi Llalla për indeks.mk.
Llalla ka thënë se deklaratat e Kasamit janë kundër interesave të shqiptarë dhe shton se veprimin e tillë politik e dënojnë edhe SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, raporton Indeks, transmeton Lapsi.mk.
“Deklaratat e Kasamit me kushtëzime janë të dënueshme dhe anti shqiptare, kundra interesave tona kombëtare. SHBA dhe BE dënojnë çdo përpjekte me kushtëzime për anëtarsinin në BE dhe hapjen e Kushtetutës”, shtoi Llalla.
Përveç asaj, Llalla thotë se Kasami është vënë në shërbim të VMRO-së edhe në Komunën e Tetovës.
“Duket qartë që Kasami në komunën e Tetovës është vënë në shërbim të VMRO”, përfundoi ai.
Për kushtëzimin e Kasamit dje reagoi edhe kryeministri Kovaçevski po edhe njohës të ndryshëm të rethanave politike të cilët gjykuan gjithashtu se Kasami dënimin do ta merr në zgjedhjet e ardhëshme nga votuesit shqiptarë vetëm për shkak të lidhshmërisë me VMRO-në dhe kordinimit të ngushtë edhe me Levicën për bllokimin e Kuvendit dhe kushtëzimin e ndryshimeve kushtetuese./indeks.mk/


