Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në foltoren e Kuvendit tha se shteti është në rrugë të duhur dhe se për këtë duhet të gjithë bashkë të punojnë edhe më shumë. “Jemi në rrugën e duhur, por duhet të punojmë më shumë për vendin tonë”, kështu tha kreu I BDI-së Ali Ahmet nga Kuvendi duke folur për interpelancën të cilën opozitarja VMRO e ka ngritur për Talat Xhaferin. Ai tha se për momentin duhet guximi i të gjithë politikanëve për të zgjidhur problemet e të gjithë qytetarëve. “Qytetarët ti bashkërëndojnë punët që janë me leverdi për shtetin dhe qytetarët. Kemi bërë punë të mira bashkë me LSDM-në, është shumë e vërtetë. Të lëmë fytyrë që nesër të përshëndetemi në rrugë sepse njerëz jemi”, tha Ahmeti.

Ka dështuar interpelanca e ngritur nga VMRO-DPMNE kundër kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi.
Edhe pse debate ka nisur nga ora 11, opozitarja VMRO-DPMNE e mbështetur nga Levica, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa nuk arritën të sigurojnë shumicë për rëzimin e Talat Xhaferit dhe I njëjti do të ushtrojë detyrën e kryetarit deri në fund të mandatit.
Në seancë ishin të regjistruar 104 deputetë dhe të gjithë votuan.
61 deputet ishin kundër shkarkimit të Xhaferit, 43 ishin për rëzimin e Xhaferit asnjë nuk apstenoi.
Pas votimit, kreu i Kuvendit e mbylli seancën duke falënderuar deputetët që votuan kundër po edhe ata që votuan pro.
“Askush prej nesh nuk është i pagabueshëm, për atë arsye që nga fillimi u përbetova që nuk do të lëshohem në epitete personale. Besoj që edhe parashturesit e interpelancës nxorrën mësim”, tha Xhaferi mes tjerash duke shtuar se nuk do të lejojë që dikush të uzurpojë shtëpinë e qytetarëve.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet