“Liderët e rinjë të kënaqur nga shkolla rinore”, çka mësuan nga shkolla, “Peace Forum Dialogue”

Organizimi i shkollës verore për lider të rinjë, “Peace Forum Dialogue” doli të jetë mënyra më e mirë dhe e qëlluar për të fesutar përvjetorin e 21 të marrëveshjes së Ohrit. Të gjithë pjesmarrësit kanë ngelur të kënaqur nga kjo shkollë e cila u organizua nga Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhinije ndërmjet Bashkësitë kanë ngelur të kënaqur nga një organizim i tillë, raporton indeks.mk

Mes tjash ata thonë se kanë ngelur të kënaqur dhe të gjithëve u janë përmbushur pritshmëritë.

Deklarojnë se në këtë shkollë kanë biseduar, diskutuar e ndërruar ide me bashkëmoshatarët e tyre për lidershipin, barazinë në politikë, barazinë gjinore po edhe për Marrëveshjen e Ohrit, Prespës dhe atë për fqinjësi të mirë.

“Liderët” e të ardhmes kërkuan që një shkollë e tillë të shndërrohet në traditë dhe të ketë gjenerata të reja që do të kenë mundësi të fitojnë njohuri dhe përvoja të reja, njofton indeks.mk

Thonë se përfitimet nga kjo shkollë ishin të mëdha, deklarojnë se gjithashtu kanë mësuar se cilat janë politikat që kanë rezultuar dhe si zbatohen politikat që rrjedhin nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit, perfeksionimin edhe të shkathtësive të lidershipit.

Arritja më e madhe sipas vetë pjesmarrësve është se në këtë shkollë kishte njerëz nga të gjitha etntitetet të cilët ekzistojnë në RMV.

Ndryshe, shkolla verore për lider të rinjë, “Peace Forum Dialogue” zgjati tre ditë. Ajo u realizua në Mavrovë. Mes ligjeruesve ishin profesor aktual, ish politikan dhe ish ambasadorë, të cilët megjithatë u pëlqyen nga pjesmarrësit. Në ditën e tretë të këtij “manifestimi”, zëvendës kryetari i parë i vendit, Artan Grubi njëherit edhe Ministër në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhinije ndërmjet Bashkësitë u ndau çertifikata të gjithë pjesmarrësve të cilët në numër ishin mbi 70-të.

Ndiqeni videon e përgatitur nga indeks për të dëgjuar deklarimet e pjesmarrësve.

 

 

https://www.facebook.com/watch/?v=2084635095080456

 

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet