“Lëvizje me mision anti-kombëtarë”, këshilltari i BDI-së e bën për “pesë pare” Lëvizjen Besa

Këshilltari nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Liridon Disha ka reaguar pasi shumica e këshillit komunal e formuar nga Besa dhe VMRO nuk votuan plan-programin e Gjimnazit Kiril Pejçinoviq që drejtohet nga Teuta Llalla.

Disha veprimin e tillë e ka quajtur hakmarrje dhe revanshizëm. Sipas tij, kjo që ka ndodhur është precedan i paparë deri tani në këshillin komunal.

“Raporti dhe programi vjetor i gjimnazit të Tetovës, NUK U VOTUA NGA LËVIZJA BESA DHE VMRO-DPMNE, për shkak të revanshizmit politik ndaj drejtoreshës Teuta Llalla. Për shkak të revanshizmit politik, do të bllokohet mbarëvajtja e punës në Gjimnaz. Prej kësaj më së shumti do të humbin NXËNËSIT!”, ka shkruar Disha.

Me bindje të plotë dhe duke insistuar, Disha thotë se Lëvizja Besa është lëvizje antikombëtare me mision, tash më, për ta dëmtuar edhe arsimimin e tetovarëve

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet