Bashkimi Demokratik për Integrim ka vendosur që në një frymë të re të shënojë të arriturat shtetërore, duke mbledhur gjeneratën e re në koncertin e madh muzikor që do të mbahet sot Sheshin Iliria në Tetovë me fillim në ora 20:00.
Mbrëmjen e sotme para tetovarëve dhe qytetarëve të të gjithë vendit do të performojnë yjet e estradës sonë muzikore: Ledri, Dafina Zeqiri, Bardhi, Leotrim Zejnullah dhe DJ Young B, të cilët do të përkujdesen për të krijuar atmosferë të paharrueshme festive.
BDI me këtë rast ka ftuar të gjithë qytetarët e Tetovës dhe të vendit ti bashkangjiten sot festës së madhe të barazisë, anëtarësimit në NATO, nisjen e bisedimeve me BE-në, investimet prej 130 milionë euro me 900 vende të reja të punës dhe të gjitha të mirat e arritura si rezultat i një angazhimi të përbashkët në periudhën 21 vjeçare nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit


