LAMM: Në vendkalimet kufitare nga ana e RMV-së nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi

Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. Qarkullimi në rrugët shtetërore është i pandërprerë, dhe po zhvillohet në rrugë të thata.

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë u bënë thirrje të gjithë shoferëve pjesmarrës në trafik që të kenë kujdes me shpejtësinë e veturave, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht ka të bëjë me segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.