“Lagja e Trimave”, pranohet kërkesa për transferimin në Idrizovë

I pyetur për të dënuarit për rastin “Lagja e Trimave”, Avokati i Popullit, Naser Zyberi tha se Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve e ka pranuar kërkesën e tyre për transferim në burgun e Idrizovës.

“Rekomandimi jonë i fundit që ishte është pranuar nga Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve, që këta persona do të duhet të trajtohen njëjtë si të gjithë të burgosurit e tjerë, por rekomandimi im fillestar ka qenë që ata të barten të zhvendosen nga burgu i Shkupit në burgun e Idrizovës, sepse në burgun e Shutkës edhe po të duan që t’i shfrytëzojnë ato beneficione, nuk ekziston rregullativë dhe kushte praktike”, tha mes tjerash Zyberi.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet