Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë Artan Grubi dhe ministri i arsimit Jeton Shaqiri bëjnë realitet edhe një premtim të dhënë.
Grubi përmes profilit të tij në Facebook
ka dhënë lajmin për ndërtimin e shkollës fillore “Rilindja” në fshatin Sellcë të Tetovës.
Ai mes tjerash ka shkruar:
Bashkë me Jetonin po bëjmë realitet edhe një premtim, po fillojmë ndërtimin e objektit të ri të shkollës fillore “Rilindja” në fshatin Sellcë të Tetovës.
Në fokusin e Qeverisë mbetet investimi në infrastrukturë moderne shkollore në çdo cep të vendit si parakusht për mbarëvajtjen e një procesi cilësor edukativo – arsimor.
Uroj proces të mbarë pune dhe përfundim sa më të shpejtë të këtij projekti infrastrukturor që është i një rëndësie të jashtëzakonshme për banorët e Sellcës.


