Sot, së bashku me Shefin e Shtabit z.Suat Alija, dhe me sekretarin organizativ z.Abdul-Selam Selami, në një takim koordinativ me Kryesinë dhe strukturën aktive të KV “Liria” u dakorduam për hapat konkrete mbi planin e përbashkët të veprimit.
Anëtarësia e KV “Liria” dhe qytetarët që banojnë në këtë këshill, me zë të lartë e theksojnë përkrahjen e parezervë të strukturës së Shtabit Zgjedhor të Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair.
Nevoja imanente për ndryshime është e pashmangshme, ndërsa Bashkimi Demokratik për Integrim është garanca e vetme për realizimin e ndryshimeve dhe mbrojtjes së interesave kombëtare të shqiptarëve!








