Kuvendi vazhdon me seancën e 88të

Shkup, 2 nëntor – Në Kuvend për sot u caktua vazhdimi i seancës së 88-të, ku në rend të ditës, mes tjerash, janë edhe ndryshimet e ligjeve për shoqata dhe parti politike.

Në kuadër të kësaj seance, dje deputetët e kanë miratuar Vendimin për risistemimin e mjeteve mes shfrytëzuesve të buxhetit të pushtetit qendror dhe mes fondeve për vitin 2022, ndërsa debatuan edhe për Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për energjetikë, si dhe për plotësimin e Ligjit për rezerva të obliguara të naftës, me procedurë të shkurtuar.

Po ashtu, debate të përgjithshme mes tjerash ka pasur edhe për Propozim ligjet për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje të fëmijëve, të Ligjit për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë, si dhe të Ligjit për mbrojtje sociale.

 

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet