Shkup, 8 nëntor – Prokurori nga Gostivari, Islam Abazi, është zgjedhur shef i ri i Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, në vend të Villma Ruskovskës. Ai është një mister për opinionin vendor sepse mezi gjendet një fotografi e tij apo diçka lidhur me të.
Para zgjedhjes së tij dje, ai fare nuk ka komunikuar me mediat, nuk ka dhënë deklarata, nuk ka udhëhequr fushata, e as që ka prezantuar program të tij për atë se si planifikon të menaxhojë me këtë prokurori. Abazi është i vetmi kandidat i cili nuk deshti të komunikojë me mediat, të cilat periudhën e fundit prëpiqeshin të bien në kontakt me të. Nuk është përgjigjur në telefon, nuk ka dhënë dekalrata, e as nuk është paraqitur në debate.
Biografinë e tij nuk e kishin as disa anëtarë të këshillit, të cilët pjesa më e madhe votuan për të. Pa plan e pa program, 66 nga 160 prokurorë kanë vlerësuar se ai është i duhuri për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në shtet.
Ata që e njohin, thonë se Abazi në fillim ka punuar në Agjencinë për Aviacion Civil, ndërsa karierën si prokuror e ka filluar si bashkëpunëtor në gjykatën e Kërçovës. Pas disa viteve, është avansuar në prokurorinë e lartë të Gostivarit, e më vonë, në vitin 2018, është bërë edhe shef i kësaj prokurorie.
Bëhet fjalë për prokuror, i lindur në Zajaz të Kërçovës, në fshatin e Ali Ahmetit. Në këtë fshat posedon edhe shtëpi nga viti 1998 nga prindërit e tij.
Si pasuri të tij ai ka paraqitur se posedon një banesë prej 105 m2 në Kërçovë si dhe një Audi A6. Këtë pasuri ai e ka fituar pasi është zgjedhur shef i Prokurorisë së Lartë në vitin 2019, informon Zhurnal.
Siç cekëm ai posedon shtëpi në Zajaz. Në Kërçovë gjithashtu nga viti 1985 posedon banesë me vlerë rreth 30 mijë euro. Në vitin 1999 ka poseduar VW GOLF me vlerë 5000 euro. Në vitin 2009 ka marë kredi prej 250 mijë eurove, por e ka paguar për 4 vjet.
Edhe gruaja e tij është e punësuar në gjyqësor. Ajo punon në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik dhe pritet së shpejti të konkurojë për prokurore apo gjykatëse e shkallsë së parë.
Ndryshe Abazi mori 66 vota nga gjithsej 160. Në vendin e dytë përfundoi kundërkandidati Ermon Neziri me vetëm dy vota më pak. Kandidatja Vilma Ruskovska mori vetëm 14 vota ndërsa Desa Paunovska vetëm 10 vota.
Në fitoren e Abazit reagoi partia E Majta, të cilët thanë se në ditën kur mbahet takimi i liderëve, BDI arriti ta marë Prokurorinë për Krim të Organizuar.
Islam Abazi pritet që sot të paraqitet në konferencë për media.


