Pasditën e së dielës moti i keq i përcjellur me shi e breshër përfshiu edhe rajonin e Kumanovës.
Sipërfaqa e tokës për një çast u zbardhua nga breshëri, kurse rrugët u shndërruan në lumenjë, raporton Televizioni FESTA.
Objektivi i kamerës sonë regjistroi edhe pemë të thyera, të cilat pamundësonin kalimin e automjeteve.
Në momentin deri sa po raportojmë ende po bie shi, ndërsa për dëme tjera eventuale ende nuk kemi informacione.