PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Bekim Tateshi i thur elozhe Zijadin Selës

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Pas dorëheqjes së Zijadin Selës, ndër të parët që u prononcua ishte dr.Bekim Tateshi, bashkëpartiaku, dhe për shumëkë, Numri 3 i Aleancës për Shqiptarët, pas Arben Taravarit.

Ai ka shprehur keqardhje për aktin e dorëheqjes, duke i thurë elozhe figurës së Zijadin Selës. Në prononcimin e tij facebook, ku ka nxjerrë një fotografi më të vjetër të përbashkët, Bekim Tateshi pat shkruar:

“Të jesh opozitë në Maqedoni është vështirë, opozitë shqiptare shumë rëndë ndërsa lider opozite rrezik për jetë. Ziadin Sela është figurë politike që e kishte vështirë, rëndë dhe rrezik.

Me një fuqi të fortë centripetale afroi intelektual të fuqishëm të kalibreve të ndryshme dhe e bëri partinë të përgjigjet në çdo sfidë të çdo pore të shoqërisë.

Ziadin Sela është vazhdim i Rrugës së Arbërit, rrugës më të shëndoshë drejt ndriqimit të rrugës kombëtare dhe vazhdimit të amanetit të pishtarëve të idealit kombëtar.

“Beko, numrat në politikë janë të pamëshirshme” do thoshte Ziadini dhe ashtu doli, por akti i dorëheqjes është virtyt i nji personaliteti me taban patriotik, me ndjenjë të fuqishme kombëtare dhe filozof politik bashkëkohor.

Jam krenar që bashkëudhëtuam dhe i gëzohem bashkëpunimit tonë në maratonën drejt delegjitimimit të demokraturës dhe instalimit të demokracisë, vlerës më të lartë të botës moderne.

Vazhdojmë përpara …”

Është interesant të theksohet se themelues kryesorë dhe në krye të ASH-së kanë qenë tri mjekë, Zijadin Sela, Arben Taravari dhe Bekim Tateshi, si në asnjë parti tjetër. Gojëkëqinjtë do të thoshin se pas dorëheqjes së Zijadin Selës, Arben Taravari do t’i ketë duart e lira të bëjë ç’të dojë dhe me këtë dojë ta lidhë partinë, diç që është e njohur tashmë, që si rezultat kanë sjellë rënien e vazhdueshme. Bekim Tateshi nuk është shquar deri tash për ambicie të mëdha për të zënë vendin e ndonjërit prej dy të parëve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 940x400