Ku mbetën parkingjet e premtuara në zgjedhje, dështimet e Kasamit s’kanë fund!?

Gjatë fushatës zgjedhore kreu aktual i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami nëpër emisione e takime me qytetarë u pati premtuar se me ardhjen e tij në komunë problemin e parkingjeve do ta rregullojë menjëherë dhe u premtoi atyre se ka edhe plane e projekte konkrete.

Por me të ardhur në Komunë, Kasami harroi skicat që ua tregoi qytetarëve në zgjedhje, përpos asaj ai në këtë periudhë pati më shumë dështime se sa suksese.

Ndër dështimet më të mëdha të Kasamit është edhe problemi me parkingjet dhe kaosin urbanistik në të cilin e ka futur Tetovën.

Për ti ikur përgjegjësisë për këto dështime, Kasami dhe Komuna kanë njoftuar se nga e mërkura oboret e shkollave do të kthehen në zona parkimi.

Kujtojmë Kasami në zgjedhje tha se projektet për hapësira të reja për parkim do të bëhen në 4 faza dhe se punimet do të fillojnë nga Janari, por kjo nuk ndodhi. Ai tetovarëve u premtoi 3.090 vend parkime të reja.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet