Tetova nuk ka ndryshuar aspak ajo thuaj se është bërë më keq se në kohën e Teuta Arifit, tetovarët votuan Bilall Kasamin për ndryshime por edhe për parking pa pagesë një premtim i madh i tij i cili bëri bujë dhe jehonë të madhe gjatë fushatës parazgjedhore të zgjedhjeve lokale atëkohë. Por kjo gënjeshtër nuk zgjati shumë një dhjetori ishte dita kur të gjithë vozitësit që parkonin veturat në zonat për parking merrni informacione dhe njoftim se që nga ajo ditë parkingu i Tetovës paguhet shkruan TetovaSot.
Në kuartalin e parë të 2022 premtoi 425 vend parkime të reja ndërsa në fazën e dytë prill-gusht edhe 415 vend parkime të reja dhe matjet gjeodezike për fazën e tretë ku kishte paraparë edhe vend parkime në bulevardet si edhe tea i Bllagoja Toska. Edhe pse në atë kohë u pyet nga Gazetarët se a është I sigurt në këto premtime kamufloz Kasami ai me plot bindje u përgjigj se nëse nuk realizohen do të mbaj përgjegjsi shkruan TetovaSot.
Nga ky premtim nuk fitoi askush humbën banorët e ndërtesës që gjendet tek Mema të cilëve edhe parking I banesave ju është bërë me pagesë. E tani meqë afron zgjedhjet e këshillit komunal a do të premtoi përsëri Besa e Bilall Kasamit parking në kate. Kasami i cili nuk bëri asgjë tjetër përvec mbi 200 kontratave të reja me militantët e partis së tij si duket tani është lodhur dhe aspak nuk merret me problemet jetësore të qytetit./TS/