Komisioni Shtetërorë i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat për zgjedhjet e këshillit që po zhvillohen për momentin në Tetovë.
Sipas KSHZ-së deri në ora 09:00 në Tetovë të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 2.098 që në përqindje përkthehet 2.50 përqind e qytetarëve.
Nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu në një prononcim për indeks.mk ka thënë se procesi po vijon pa probleme dhe se gjithçka është në rregull.
Kujtojmë, në Tetovë sipas KSHZ-së të drejtë vote kanë gjithësej 84.072 qytetarë.
Përpos Tetovës, zgjedhje sot zhvillohen edhe në Qendër Zhupë po edhe Mavrovë-Rostushë.


