Kryqi në Kumanovë/ Ish këshilltari shqiptar me reagim: Kush e vendosi dhe kush dha leje?

Ish këshilltari shqiptarë në Komunën e Kumanovës, Osama Muadini me një shkrim në rrjetet sociale ka reaguar kundër vendosjes së kryqit në Qytetin e Kumanovës.

Sipas Muadinit kryqi është i panevojshëm. Ai pyet se me lejen e kujtë dhe në pronën e kujtë është vendosur i njejti.

“E çka pat nevojë që ky kryq të vendoset në hyrje të tregut të gjërave të vjetra në Kumanovë?! Kush e vendosi, në çfarë prone dhe me leje të kujt u vendos ky kryq? A ka dhënë leje Komuna për vendosjen e tij dhe me mjete të kujt është vendosë i njejti?”, ka shkruar Muadini.

Kujtojmë, në Qytetin e Kumanovës në përbërjen e këshillit Komunal në koalicion me Maksim Dimitrievskin është edhe Alternativa e Afrim Gashit.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet