Shpallja e protestave dhe kundërprotestave për kryqin në Kodrën e Diellit konfirmon se VMRO-DPMNE dhe BESA janë të gatshme ta fusin shtetin në kaos dhe rrëmujë, në një konflikt ndëretnik, për të destabilizuar shtetin, përcjell indeks.mk
Lehtësisht e dallueshme, tepër evidente është loja mes Besës dhe VMRO-së rreth kryeqit në oborrin e manastirit Shën Naumi në Kodrën e Diellit.
Ende pa u shterrur ngjyra e njoftimit të kryepeshkopatës Tetovë-Gostivarë se kanë marrë njoftimin për heqjen e kryqit në Kodër të Diellit i cili u vendos më 16 nëntor, e të cilin nga ajo ditë e këndej “ushtarët” local të Besës dhe VMRO-së po edhe disa partive tjera satelitë të dy partive të lartëpërmendura e përdorin si mashë për nxitjen e konflikteve ndër-etnike me fuqi goditëse në të gjithë shtetin.
Edhe pse kryepekopata e Gostivarit-Tetovës njoftoi se do ta ankimojnë vendimin dhe drejtësinë sipas tyre për këtë rast do ta kërkojnë nëpërmes drejtësisë duke ju apeluar qytetarëve që të mos bien pre e provokimeve dhe të jenë të qetë dhe të mos prishin marrëdhënijet ndër-etnike, kjo nuk i pengoi ushtarët e partive opozitare, BESA dhe VMRO të hedhin benzin në zjar. Aktivistët e dy partive në fjalë kanë paralajmëruar protesta dhe kundër protesta.
Lëvizja Besa pritet të protestojë më 29 dhjetorë kurse aktivistët e VMRO-së me apele nëpër rrjetet sociale për kundër protest, me thirrje që të mbrohet rrënimi i kryqit
Në mesin e banorëve të Tetovës, tashmë gjithnjë e më shumë po flitet për atë se bëhet fjalë për një dramë dhe provokim të koordinuar të drejtuar nga BESA dhe VMRO-DPMNE, parti që ndajnë pushtetin në Komunën e Tetovës dhe në këtë rast po shtiren, kinse me këtë rast po mbrojnë të drejtat dhe interesat kombëtare.
Çmendurinë e ilustron mjaft mirë Stefan Bogoev, nënkryetar i LSDM-së, i cili në një dalje të tij mediatike këtë situatë e ka përcaktuar kështu: “Kasami do ta shkatërrojë kryqin e Sharës, kurse VMRO-DPMNE-ja, njeriu i së cilës është sekretari dhe njeriu i dytë në komunën e Tetovës, do ta mbrojë atë”.
Kutjojmë, Bilall Kasami dhe Besa fitoi shumicën në Këshillin Komunal falë mbështetjes së VMRO-DPMNE-së dhe si rrjedhojë njeriu i dytë, sekretari i Komunës është aktivist dhe veprimtarë i dalluat i VMRO-DPMNE-së./indeks.mk/ Burimi: Racin.mk


