Sot në sallën e Komunës së Likovës u bë shpërndarja e vendimeve të bursave për studentët nga Komuna e Likovës, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Likovës, z.Erkan Arifi i cili mes tjerash tha:“Ju jeni e ardhmja e kësaj komune dhe se bashkarisht me juve urojmë që ta ndërtojmë një të ardhme të bukur. Me kapacitetin tonë ne po ua shpërndajmë këto bursa me qëllim të stimulimit tuaj për suksese në të ardhmen.”