Kryeministri Dimitar Kovaçevski, së bashku me liderët e Ballkanit Perëndimor, nesër do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në Samitin për Ballkanin Perëndimor – Bashkimi Evropian në Tiranë, Shqipëri

Pjesëmarrësit në Samit, siç është paralajmëruar, do t’i mirëpresë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa është paralajmëruar pjesëmarrje edhe e përfaqësuesve të lartë evropian Sharl Mishel dhe Fon Der Lajen, si dhe kryeministrave të Belgjikës, Luksemburgut dhe vendeve të tjera evropiane.

Në Samit, siç informojnë nga Qeveria, është paraparë që vendet nga Ballkani Perëndimor me BE-në të nënshkruajnë deklaratë për përforcimin e bashkëpunimit në më shumë segmente, gjë që do të sigurojë kushte më të mira dhe beneficione për qytetarët nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kovaçevski në Samitin në Tiranë do të marrë pjesë edhe në dy panel diskutime në të cilat fokusi do të jetë perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, sigurimi i demokracisë, paqes dhe lirisë, si dhe bashkëpunimi i ngushtë mes vendeve në ballafaqimin e përbashkët me sfidat e shkaktuara nga kriza ekonomike dhe energjetike.

Në përbërje të delegacionit qeveritar të udhëhequr nga Kryeministri Kovaçevski në Tiranë janë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.