Kroaci/ Nëse braktisni kafshët do të dënoheni me burgim deri në 1 vit

Braktisja e kafshëve në Kroaci së shpejti do të bëhet vepër penale me burgim deri në një vit. Është pjesë e paketës së re të ndryshimeve në Kodin Penal.

Është hera e parë që në Kroaci braktisja e kafshëve trajtohet si vepër penale që mund të rezultojë me dënim me burg.

Aktualisht është pjesë përbërëse e Ligjit për Mbrojtjen e Kafshëve, për të cilin parashikohet një gjobë deri në 30 mijë kruna kroatë.

Krahas veprës së re penale, Ministria e Drejtësisë dhe Administratës planifikon të ndërmarrë një hap shtesë në forcimin e mbrojtjes penale të kafshëve, ndaj propozojnë rritjen e dënimeve me burg për vrasjen apo torturimin e kafshëve.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet