Kriza energjetike, Bekteshi paralajmëron masa për të ndihmuar ekonominë dhe amvisëritë

Pas shpalljes së gjendjes së krizës në sektorin energjetik në fillim të muajit gusht, do të vendosim masa për të ndihmuar ekonominë dhe amvisëritë.

Sot me dhe kryetarin e Asociacionit Energjetik të Maqedonisë së Veriut (AEM), Koço Angjushev, kryetarin e Komisionit Rregullator Energjetik, Marko Bislimovski, drejtorët e NER SHA Shkup, Bajram Rexhepi, drejtorit e EMV-së, Vasko Kovaçevski dhe zëvendësministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi kemi shqyrtuar të gjitha zgjidhjet e mundshme të daljes nga kriza energjetike të destinuara për kompanitë.

Si Qeveri, por edhe si Ministri e Ekonomisë, jemi në komunikim të përditshëm me të gjithë përfaqësuesit e sektorit energjetik në vendin tonë, me qëllim për të krijuar masa që do të zbusin krizën energjetike, jo vetëm në sektorin e amvisërisë, por edhe në një pjesë të industrisë, sepse industria është shumë e rëndësishme.

Qëllimi ynë është që kompanitë të jenë edhe më konkurruese me masa të tilla jo vetëm në rajon por edhe në Evropë.

Javën e kaluar, ne si Qeveri i kemi marrë me shkrim propozimet nga Oda Ekonomike, të cilat janë shqyrtuar nga përfaqësues të Qeverisë të të gjitha institucioneve, përfshirë kompanitë energjetike, si dhe janë diskutuar edhe në Komisionin Rregullativ për Energjetikë.

Shumica e masave janë të pranueshme dhe do të fillojnë të zbatohen menjëherë, pra nga fillimi i gushtit, kur shpallet gjendja e krizës energjetike, Qeveria do të mund të marrë vendimet e duhura për të ndihmuar ekonominë.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet