Kriza ekonomike/ Grubi: Qeveria ka përgatitur 400 milion euro ndihma

Zëvendëskryeministri i parë I RMV-së, Artan Grubi në një prononcim në emission në Radio Televizionin Shqiptarë ka folur për masat ekonomike që vendi i ka marrë për tu përballur me krizën globale, ekonomike, njofton indeks.mk

Grubi ka thënë se Kuvendi me vota të shumicës dhe opozitës miratoi në total masat përfshirë 400 milionë euro ndihma për qytetarët dhe industrisë në vend.

“Po absolutisht kemi marë 26 masa në Qeveri të cilat u konfirmuan edhe nga kuvendi unanimisht edhe me votat e opozitës edhe me votat normal të shumicës parlamentare në total masat përfshin 400 milionë euro ndihma për qytetarët dhe industrisë në vend kemi larguar tatimin në vlerën e shtuar në tërësi për produktet ushqimore bazë kemi zbatuar një normë bazë për 10 % për emergjencat e rrëndësishëm, kemi prolonguar gjithashtu zbatimin e normës preferenciale tatimore 5 % për qarkullimin e energjisë elektrike për amvisëritë deri 31 dhjetor 2022 do të thotë jo deri në verë, pastaj edhe kemi liruar nga tatimi vlerës së shtruar dhe importi i energjisë elektrike po njejt edhe gazit natyror kemi përllogartur uljen e akcizës së benzinës pa plumb, për vajin e gazit si karburant motorik dhe gazit të vajit për ngrohje dhe masat e tjera me të cilat kemi ndihmuar ekonominë e vendit dhe po shofim që qmimet e karboranteve tashmë për herë të dytë ja sot kemi një qmim të dytë me 3.5 den më të lirë për qytetarët tanë dhe vlerësojmë se u përqafuan nga të gjithë”, ka thënë Grubi./indeks.mk/

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet