Kreu i KE-së, Mishel për vizitë në Shkup

Kryetari i Këshillit të Evropës, Sharl Mishel sot ndodhet për vizitë njëditëshe në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, në kuadër të vizitës, përfaqësuesi i lartë nga Këshilli i Evropës do të ketë takim tet-a-tet me kryetarin e Qeverisë, Dimitar Kovaçevski. Më pas është paraparë të marrë pjesë në mbledhjen qeveritare, pas çka më 13:15 kryeministri Kovaçevski dhe kryetari Këshillit të Evropës Mishel, do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.

Qëllimi i vizitës së Mishelit është ta tregojë mbështetjen e BE-së për propozimin francez dhe ta konfirmojë angazhimin e Unionit për integrim të Maqedonisë së Veriut.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet