Kovaçevski: Të hapen negociatat për Shkupin dhe Tiranën

Në intervistë për gazetën greke “To Vima”, Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka deklaruar se në kontekst të luftës në Ukrainë, kur në Maqedoninë e Veriut veprojnë parti, brenda dhe jashtë Kuvendit, të cilat e mbështesin Rusinë me qëllim që të lëkundet besimi te aleatët perëndimorë, duhet të hapen dyert e BE-së në emër të sigurisë në rajon.

Sipas Kovaçevskit, për stabilitet energjetik të Maqedonisë së Veriut dhe uljen e shpenzimeve do të ndihmojë lidhja e gazit me Greqinë, që do të fillojë të ndërtohet këtë vit dhe e cila do ta lehtësojë tregtinë me gaz natyror në mes dy vendeve dhe do të kontribuojë për zgjerimin e rrjetit për transport të gazit nga korridori jugor.

Anulimi i vazhdueshëm i Integrimit Evropian përhap euroskepticizëm dhe mosbesim dhe për këtë arsye Kryeministri edhe një herë bëri thirrje që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria menjëherë t’i fillojnë negociatat aderuese me BE-në.

Dimitar KovaçevskiDuhet t’i tejkalojmë kontestet rajonale. Kjo sot është çështje e sigurisë, jo e ekonomisë. Zgjerimi i BE-së do ta rrisë sigurinë. Do ta stabilizojë demokracinë. Është shumë e rëndësishme që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria t’i fillojnë negociatat adereuse me BE-në, pa anulime.

Në mungesë të perspektivës së qartë evropiane dhe me parti politike, brenda dhe jashtë Kuvendit, të cilat haptazi e mbështesin Rusinë, ekziston rreziku që të përhapet dilemë për rolin e NATO-s dhe të BE-së në Ballkan, ndërsa realisht për Maqedoninë e Veriut nuk ka alternativë tjetër.

Dimitar KovaçevskiPër ne kjo është pranim i vlerave më të larta demokratike evropiane dhe angazhimeve për plotësimin e standardeve evropiane në shoqëri dhe në institucione. Pengesa për fillimin e negociatave të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut ndjehet në gjithë rajonin si goditje për BE-në. Mosmiratimi i kornizës negociuese na ka marrë shumë kohë.

Lufta në Ukrainë, sipas Kryeministrit, po lë pasoja kudo, ndërsa për amortizimin e rritjes së çmimeve Qeveria ka ndarë 600 milionë euro për ndihmë të qytetarëve. Në afat të gjatë, lidhja e gazit me Greqinë, që do të fillojë të ndërtohet gjatë këtij viti, si dhe pjesëmarrja në projektin për furnizim me gaz të lëngshëm, do të ndihmojnë për stabilitetin e tregut dhe uljen e shpenzimeve.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet