Kovaçevski: Një mijë denarët shtesë, mbështetje për të gjithë pensionistët në kohë krize

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në profilin e tij në Fejsbuk kumtoi se pensionet e marsit me 1000 denarë shtesë do të fillojnë të paguhen nga 29 marsi.

Me këtë pagesë, siç thekson Kovaçevski, fillon realizimi i mbështetjes financiare për të gjithë pensionistët në kohë krize.

“Pas 1000 denarëve shtesë në llogarinë e tij do të marrë çdo pensionist për në mars, prill dhe maj. Kjo mbështetje financiare, së bashku me rritjen rekorde të pensioneve dhe metodologjinë e re janë investim për një jetë më cilësore të qytetarëve më të moshuar”, shkruan kryeministri Kovaçevski në Fejsbuk.