Kryeministri i Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski, në emisionin “Click plus” në TV21, tha se ajo që po bën lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski është e tmerrshme ku në krizën më të madhe botërore duan të bojkotojnë Kuvendin.
“Para së gjithash, kur flasim për konceptet e lidershipit, liderët janë njerëz që marrin vendime dhe që zgjidhin çështje që prekin brezat e ardhshëm dhe mirëqenien e qytetarëve, si dhe përballen me problemet më të mëdha me të cilat përballen. “Lider nuk është ai që mendon vetëm për vlerësimin e tij personal dhe që mendon vetëm se kur do të mbahen zgjedhjet e ardhshme”, tha kryeministri Kovaçevski.
Sipas Kovaçevskit, ajo që po bën Mickoski është gjëja më e papërgjegjshme që mund të bëjë dikush.