Korridori 8, Parlamenti votoi ndryshimet ligjore

Në seancën e 112, deputetë votuan për propozim ndryshimet e ligjeve të cilat kanë të bëjnë me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10. Nga nëntë propozim ligje sa ishin fillimisht, Qeveria vendosi që të tërheqë propozim ligjin për trashëgimi kulturore ndërsa tetë të tjerat kaluan me shumicë votash. Deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk morën pjesë fare në seancë ndërsa kundër ishin edhe deputetët e Levicës dhe deputetja Maja Moraçanin.

“Këto ligje praktikisht paraqesin harmonizim të një pjesë e të rregullores ligjore me qëllim që projekti të mund të përfundojë në afatin e paraparë, pesë vite, dhe kjo të bëhet në mënyrë ligjore. Pjesë e këtyre ligjeve, njëri prej të cilëve ka të bëjë me trashëgiminë kulturore, ky ligj gjatë vikendit u diskutua me ministren e kulturës, së bashku me ekspertët dhe resorëve ekonomikë të cilët i përgatitin ligjet dhe mendoj se për këtë do të gjendet zgjidhje në interes të të gjithëve”, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski.