Korridori 8-10D/ Ademi: Ndjehem krenarë, po jetësojmë një ëndërr të kahmotshme

Pasi deputetët e shumicës parlamentare kané miratuar propozim ligjet për korridoret 8-10D, ka reaguar koordinatori i BDI-së, Arbër Ademi.

Siç njofton indeks.mk, Ademi ka shkruar se ndjehet krenarë që po jetësojnë ëndrrên e kahmotshme.

“Ndjehem krenarë që po jetësojmë një ëndërr të kahmotshme të qytetarëve, po realizojmë projektin më të madh infrastrukturorë në historinë e vendit”, ka shkruar Ademi, duke potencuar se do të vazhdojnë të bëjnë më të mirën për qytetarët e vendit.

Ndryshe, propozim ndryshimet e ligjeve për korridoret, 8 dhe 10D, deputetët kanë diskutuar me javë të tëra edhe pse të njejtat ishin dorëzuar në Kuvend me flamur europian nga ana e Qeverisë, e kundër ligjeve në fhalë, kanë votuar deputetët e opozitës maqedonase.