Ademi: ”Si kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane ishte kenaqësi që si nikoqir, Kuvendi, respektivisht Komisioni, u përfshi në organizimin e Sesionit të pestë plenar të Konventës Nacionale për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku morën pjesë presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ambasadori i BE-së, Dejvid Gir, zëvendësshefi i Misionit të SHBA-së, Mejer, kryetarja e Lëvizjes Evropiane, Gjurovska, ministra dhe kolegë deputet.
Së bashku kishim mundësinë që të trajtojmë dy tema të rëndësishme, siç janë sundimi i ligjit, por edhe ndryshimet klimatike dhe pasojat sociale në bujqësi, pylltari dhe mjedisin jetësor.
Gjatë diskutimit me të pranishmit theksova se detyra jonë është të tregojmë aftësinë, si shtet dhe kapacitet institucionale, për t’iu përshtatur rrethanave të reja, çfarëdo qofshin ato.
Ne mund ta bëjmë këtë, e treguam kur në politikën tonë të jashtme dhe të sigurisë arritëm përputhshmëri të plotë me politikat e BE-së dhe me këtë treguam pjekuri, por edhe qëndrueshmëri si partner i Bashkimit Evropian, por edhe si anëtare e NATO-s në rajon.
Prandaj, e mbështes plotësisht politikën e Qeverisë, e cila i ka vendosur vetes synimin për të hyrë në Union deri në vitin.”
SHBA-ja si partner dhe aleat juaj strategjik qëndron fort pas rrugës suaj drejt BE-së sepse promovon paqen, demokracinë, prosperitetin në kontinentin evropian dhe u jep qytetarëve të ardhmen që e meritojnë. Në vitet e kaluara, përmes agjencive amerikane për zhvillim ndërkombëtar, qeveria amerikane ka promovuar qeverisjen e mirë, decentralizimin, gjithashtu ka bërë parimet e qeverisjes transparente dhe ka ndihmuar në krijimin e politikave që janë në përputhje me BE-në theksoi Erik Mejer, nënkryetar i misionit në Ambasadën Amerikane në fjalimin e tij në seancën e pestë plenare të Konventës Kombëtare për Integrimin Evropian.